AktualitetTë fundit

“Çmendet” moti: Stuhi dhe breshër në juglindje të vendit! Shi edhe në Dibër

I nxehti afrikan duket se është larguar, duke i lënë vendin reshjeve të shiut. Juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.

Stuhia ka përfshirë Maliqin, ku përveç dëmeve në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës. Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve dhe erës.

Stuhia e shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve

"Çmendet" moti/ Stuhi dhe breshër në juglindje

Ndërkohë reshjet e shiut nuk kanë munguar as në veri të vendit. Rajoni i Dibrës është përfshirë këtë të diel nga shiu dhe breshëri. Sipas metereologëve pjesa e dytë të ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territor dhe dot të ketë reshje te izoluara, kryesisht në Shqipërinë Veriore e Qendrore.

 

Fraksion.com