Skandal në Norvegji, djali i princeshës dhunoi partneren
Familja mbretërore është tronditur në Norvegji. Djali i princeshës Mette-Marit ka pranuar se ka dhunuar fizikisht partneren e tij.
Marius Borg Heby, u arrestua pas një debati me partneren e tij që përfundoi në një konflikt fizik në një apartament në kryeqytetin norvegjez.
Ai akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e partneres së tij. E reja ka marrë ndihmën e parë, por nuk është shtruar në spital.
Në deklaratën e tij me shkrim 27-vjeçari pranon se ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.
Nëna e të riut , para martesës me princin e kurorës Haakon, ka patur probleme të ngjashme në të kaluarën e saj .
Marius lindi në 1997 nga një lidhje e shkurtër e Mette-Marit, e cila u martua me Haakon katër vjet më vonë. Familja mbretërore deri më tani nuk ka komentuar mbi këtë skandal.
Fraksion.com