Rasti i parë me linë e majmunëve në Suedi, Nordic: Gati të prodhojmë 10 milionë doza vaksine
Frika më e madhe për përhapjen e mundshme të lisë së majmunëve nga vendet afrikane ku filloi, në pjesën tjetër të botës u konfirmua nga njoftimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rastin e parë në një vend evropian, konkretisht në Suedi.
“Konfirmohet nëntipi Clade 1 mpox në Suedi. Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim” -tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Rasti i parë në Evropë është një person që “u infektua gjatë qëndrimit të tij në një zonë të Afrikës ku ka pasur një shpërthim të konsiderueshëm të mpox të nëntipit Clade 1”, siç tha kreu i përkohshëm i Autoritetit të Shëndetit Publik Suedez, Olivia Wigtsel. Brenda pak orëve nga alarmi më i lartë i OBSH-së për linë e majmunëve, kompania farmaceutike bavareze Nordic ka njoftuar se është gati të prodhojë 10 milionë doza të një vaksine kundër virusit deri në fund të vitit 2025.