AktualitetBota+Të fundit

Nuk ka asgjë normale rreth asaj që ka ndodhur në Rusi

Në qendër të Moskës mund të shohësh udhëtarë që nxitojnë në një stacion metroje dhe njerëz që kalojnë me shpejtësi me skuterë elektrikë. “Nuk pushon së më habituri se sa normale duket gjithçka këtu në sipërfaqe.”, shkruan raporuesi nga Rusia për BBC.

Në realitet, nuk ka asgjë normale për atë që po ndodh në Rusi gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.

Kaq shumë ngjarje dramatike nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia deri te rebelimi i Wagnerit. Dhe tani, inkursioni i trupave ukrainase në rajonin e Kurskut.

Pas bisedës me njerëzit në rrugët e Moskës, është e qartë se inkursioni e ka bërë luftën të ndjehet më afër.

“Kjo më bën të trishtuar,” thotë Laura, “kjo tregon se kufijtë tanë janë të pambrojtur.”

“Tani jam i shqetësuar për Luftën e Tretë Botërore,” më thotë Sophia. “Por unë shpresoj se jam vetëm unë duke u shqetësuar.”

 

Fraksion.com