AktualitetPolitikëTë fundit

Misionet e vështira të pilotëve të Bazës Ajrore të Farkës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu solli sot shembullin e nënkolonel Aurel Agolli, pilot në  Bazën Ajrore të Farkës

Vëngu u shpreh se, “nënkolonel Aurel Agolli dhe gjithë kolegët e tij në Bazën Ajrore të Farkës përballen çdo ditë me misione sa të vështira aq edhe sfiduese, duke çuar në limite jo vetëm aftësitë e tyre, por edhe ato të mjeteve fluturuese, sidomos në rastet e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve me helikopterin”.

“Fluturimi është i vështirë në çdo etapë të tij, në çdo ditë, qoftë edhe në misionin më të thjeshtë, në fluturimet stërvitore që ne bëjmë për të ruajtur aftësitë tona fluturuese. Por në këto misione fluturimi është akoma më i vështirë.

Për operacionet e shuarjes së zjarreve, Agolli tha se, “ky është një nga misionet më të vështira, jo vetëm për ne si ekuipazh, por edhe për helikopterin, pasi helikopteri në mënyrë konstante gjatë gjithë kohës është në performancën e tij maksimale, në limitet e tij.

“Sa më efektiv të jesh në fluturim, në realizimin e detyrës, aq më shumë kënaqësi merr dhe ti. Normalisht këto janë misione shumë të rëndësishme, sidomos kur je afër fshatrave, kur zjarri i afrohet fshatrave, rreziku i afrohet fshatrave atëherë bëhet më kritike”, u shpreh ai.

Agolli theksoi se, misione të tjera që janë të rëndësishme janë misionet e kërkim-shpëtimit, sepse aty ke të bësh drejtpërdrejtë me njerëz që janë në rrezik për jetën.

“Ne e fillojmë që me zbardhjen e ditës, në orën 5-5:30 të mëngjesit në varësi të lindjes, deri në perëndimin e diellit”, tha ai.

“Me familjen, pavarësisht se marr mesazhe gjatë gjithë kohës mundohem të mos jap aspak detaje rreth kohës se kur do të mbërrij se ku jam etj lidhur me misionet sepse i vendos akoma më në merak atëherë. Kur arrij në Farkë, atëherë i them që mbaroi gjithçka, shkoi në rregull dhe për pak minuta do të jem pranë tyre”, shtoi Agolli.

 

Fraksion.com