AktualitetRajoniTë fundit

Beogradi dhe Moska janë ‘në kontakt’ për protestën kundër litiumit në Serbi

Bashkimi Evropian (BE) i tha Serbisë se mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Reagimi i Brukselit pasoi takimin e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulin me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe “falënderoi strukturat ruse të sigurisë për paralajmërimin për përgatitjen e trazirave masive dhe tentativës për grusht shteti” në Serbi.

Protestat kundër minierave të litiumit, të cilat nxorën dhjetëra mijëra njerëz në rrugë në Beograd dhe qytete të tjera javët e fundit, autoritetet i quajnë një “tentativë për grusht shteti”.

“Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha BE-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 15 gusht.

Në Bruksel deklarojnë gjithashtu se BE-ja “dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”./REL

 

Fraksion.com