AktualitetTë fundit

Vrasja në Pogradec, kreu i Policisë së Shtetit: Në asnjë rast nuk është tentuar fshehja e ngjarjes

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec.

Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.

“Muhamet Rrumbullaku: Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti.

Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo ngjarje është vlerësuar maksimalisht nga Policia e Korçës dhe e Pogradecit. Është bërë gjithë puna e duhur nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.”, tha ai.

 

Fraksion.com