AktualitetBota+Të fundit

Video tronditëse: Dy të vegjël me pelena në autostradë pas një aksidenti me makinë

Dy fëmijë të vegjël, të moshës 1 dhe 4 vjeç, u hodhën nga xhipi që ngiste babai i tyre kur u përplas me një automjet tjetër në një autostradë të Teksasit, duke i lënë të bllokuar për disa minuta mes makinave që kalonin.

Skena tronditëse pas aksidentit u kap nga një dëshmitar okular i quajtur Victor Cordova , i cili po kthehej në shtëpi nga puna kur pa dy të vegjlit me pelena në autostradë dhe dy burra (babai i tyre dhe një tjetër) duke vrapuar drejt tyre. Në fillim Cordova kishte frikë se fëmijët ishin vrarë, por shpejt u qetësua duke parë të vegjlit duke lëvizur, megjithëse të tmerruar. Fatmirësisht asnjë nga makinat që kalonin nuk i ka goditur fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.

Zyra e sherifit tha se hetimi për incidentin nuk ka përfunduar, por babai 25-vjeçar mund të përballet me akuza për dështimin për t’u siguruar që fëmijët e tij të ishin në një sedilje makine të sigurt.

Kjo ishte një nga arsyet që Cordova, një baba vetë, donte që prindërit e tjerë të shihnin videon që ai regjistroi. “Edhe nëse është një distancë e shkurtër, të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të sigurt,” tha Cordova.

 

Fraksion.com