AktualitetTë fundit

Sot temperatura deri në 41 gradë Celsius!

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, me temperatura deri në 41 gradë Celsius.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Pritet të ketë kalime vranësirash në zonat malore, ku do të pasohet me reshje të pakta shiu.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/40 Diell re
Kukës 20/39 Diell re
Lezhë 23/39 Diell re
Dibër 20/39 Diell re
Durrës 24/40 Diell
Tiranë 25/41 Diell re
Elbasan 24/41 Diell re
Berat 22/41 Diell re
Vlorë 23/39 Diell
Korcë 20/37 Diell re
Gjirokastër 19/41 Diell re
Sarandë 24/39 Diell re

 

Fraksion.com