Shqipëria kërkonte ekstradimin e Durim Bamit, Dubai e liron
Durim Bami ka përfunduar afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai, ditën e djeshme.
Por sipas ligjit të Emirateve, ai tashmë është i lirë. Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.
Deri më sot të gjithë personat e arrestuar në Dubai të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sapo përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë./BW
Deri më sot të gjithë personat e arrestuar në Dubai të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sapo përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.
Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin Sky Ecc, u arrestua së fundmi në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare. Durim Bami, 45 vjeç akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes të mbetur në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor 2020.
Fraksion.com