Stresi aludon se disa artistë në Kosovë kanë ndikuar në çështjen e tij dhe Noizyt: Pa mua nuk keni për të bërë asnjë koncert
Prej pak ditësh, një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është arrestuar dhe po përballet me një situatë ligjore. Reperi, së bashku me Bahtjar Bajraktarin, pritet të ekstradohet drejt Kosovës, ku të dy do të hetohen për veprën penale “lëndimi i rëndë trupor”
Arrestimi i tyre ndodhi në Lezhë, pas një kërkese të autoriteteve kosovare, të cilat i akuzojnë për përfshirje në dhunimin e Muhamet Isenit, një personazh i njohur në platformën “TikTok”. Incidenti ka ndodhur gjatë një koncerti të Noizyt në Pejë disa ditë më parë. Në ngjarjen e rëndë janë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa një tjetër reper i njohur, Stresi, është shpallur në kërkim.
Ai shkruan:
“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit… Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu. Meqë si kurva jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend.”
Fraksion.com