AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Gati të hapë dyert Kolegji i Europës në Tiranë, ofertë akademike drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Kolegji i Europës në Tiranë, është gati të hapë dyert për të pritur studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur ciklin e studimeve master, duke filluar nga java e fundit e gushtit.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini në shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.

Kryeministri theksoi se paralelisht, po punohet për projektin e ri të ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj.

“Krenarë që ia dolëm të realizonim në një kohë kaq të shpejtë këtë projekt ambicioz, që i hap rrugën një oferte të re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com