Life StyleTë fundit

Princ Leka sërish drejt martesës?

Lidhja mes Princ Lekës dhe fotografes së tij, Blerta Celibashit, është tashmë e konsoliduar. Kjo marrëdhënie, e cila u duk se filloi në rrethana të pazakonta gjatë procesit të divorcit të Princit me Elia Zaharinë, ka kaluar tashmë në një fazë më serioze me bashkëjetesën e tyre.

Megjithatë, duket se një dasmë është afër, edhe pse vetë çifti ende nuk ka konfirmuar ende asgjë. Së fundmi, një foto e publikuar nga Blerta Celibashi në rrjetet sociale ka ndezur thashethemet. Një mik i fotografes i ka komentuar duke thënë se asaj i ka rënë një “nur dasmës”, dhe Blerta e ka pëlqyer këtë koment, duke e lënë të kuptohet se ky mund të jetë një konfirmim i heshtur për planet e tyre.

 

Fraksion.com