Horoskopi ditor e mërkurë 14 gusht 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e nesërme e mërkurë 14 gusht 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë
Dashi
Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime. Kjo ditë nuk do jetë më e mira për këtë sektor. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.
Demi
Hënën do e keni kundërshtare sot. Gjërat nuk do ju ecin si duhet dhe shpesh do jeni të mërzitur. Nëse keni një lidhje duhet t’i jepni besim të plotë partnerit dhe jo të dyshoni tek ai. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do stabilizohet dhe do mund të dashuroheni të qetë. Ju beqarët mund të ndesheni në rrugë me persona që do ju tërheqin, por nuk do jeni asnjë mundësi për të realizuar takime vetëm për vetëm me ta. Në punë do ju duket sikur nuk do kontrolloni dot asgjë dhe do shpërqendroheni plotësisht. Edhe financat mund të dobësohen për shkak të shpenzimeve impulsive që do kryeni.
Binjakët
Gaforrja
Luani
Në përgjithësi euforia do rikthehet në jetën tuaj dhe do keni plot momente të këndshme. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë fantastike falë përkudjesit të Venusit dhe Marsit. Do jeni sensualë dhe shprehës. Për ju beqarët ka për të qenë një ditë akoma më e begatë. Mund të takoni persona të rinj dhe të bini kokë e këmbë në dashuri, por mundet edhe të ritakoni një person që e keni dashur dikur dhe ndjenjat të rikthehen fuqishëm. Në punë do ju duhet të bëni edhe zgjedhje përfundimtare për t’u futur në një etapë tjetër shumë më të favorshme. Mund të largoheni edhe nga pozicioni aktual. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezikshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Me pak durim dhe këmbëngulje keni për të arritur çdo gjë sot. Jeta juaj në çift do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen. Në punë do duhet të vendosni më shumë rregull në mënyrë që gjithçka t’iu ecë mirë. Po u treguat të pamatur mund të keni tronditje. Buxheti do jetë delikat. Po kryet shpenzime të mëdha pa bërë llogari e pa menduar për të ardhmen shumë shpejt do përballeni me probleme serioze.
Shigjetari
Ka mundësi që sot të përhumbeni në mendimet tuaja dhe ndonjëherë edhe të mërziteni pse gjërat nuk do ju ecin si i kishit planifikuar. Kujdes nga kapricot në jetën tuaj në çift sepse ato mund t’iu sjellin disa konflikte me atë që keni në krah. Nëse keni krijuar një familje dhe keni fëmijë mundohuni të merreni pak më shumë me ta. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër. Shpirti juaj binjak ndodhet shumë afër dhe po iu pret. Në punë përgatituni të kaloni një ditë të ngarkuar. Mund t’iu kërkohen edhe të bëni zgjedhje. Planetët nuk do iu ndihmojnë me financat. Ata mund t’iu shtyjnë edhe për shpenzime të mëdha.
Bricjapi
Venusi do ju bëjë të kuptoni sot se duhet të ndryshoni sjellje që gjërat të rregullohen. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ndieni një ritëm të caktuar dhe do preferoni të bëni çdo gjë si do e ndieni për momentin. Zemra do ndihet e përmbushur dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Ju beqarët nuk do e realizoni dot takimin tuajve të ëndrrave dhe do vazhdoni të keni një ditë të zakonshme. Në punë dëgjojini këshillat e shefave dhe kolegëve të besuar sepse do keni përfitime. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin vështirësi në asnjë moment.
Ujori
Peshqit
Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.
Fraksion.com