Tronditëse: Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, 15-vjeçari plagos me thikë dy bashkëmoshatarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç në një sherr të papritur.
Për motive ende të paqarta, njëri prej të miturve është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali.
Policia ka arrestuar 15-vjeçarin dhe po heton për shkaqet e këtij incidenti të dhunshëm.
Fraksion.com