“Po humb kurora e gjelbër e pishave”, PAA: Të vendoset nën kontroll situata nga zjarret
Partia Agrare Ambientaliste i bëri thirrje sot qeverisë të angazhohet me çdo mjet e mundësi për të marrë nën kontroll situatën nga zjarret.
Përmes një deklarate për shtyp, PAA reagoi mbi situatën e zjarreve në vend, që kanë prekur zona të tërë nga jugu në veri të vendit, përfshirë këtu edhe zona të mbrojtura natyrore dhe arkeologjike.
“Pas Finiqit, është Prespa që po shkatërrohet. Pak ditë më parë ishte Shëngjini që humbi kurorën e gjelbër të pishave. Forcat tona zjarrfikëse përballen me këtë problem në rritje me mungëse mjetesh e fondesh. Ndryshimet e klimës do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më agresive situatën. Por, përkundër kësaj, qeveria nuk është në tokë. Mbrojtja Civile duhet të mbështetet fort, duke u pajisur me mjete, pasi i tërë vendi është në dorë të një helikopteri me një kovë ujë”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu PAA kërkon që të shtohet numri i personelit në repartet zjarrfikëse nëpër bashki dhe të bëhet trajnimi i tyre.
“Me fillimin e sezionit të ri parlamentar PAA do të kërkojë një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes për të këtë situatë. Çdo vit po humbim mijëra hektarë hapësirë të pyjore dhe të gjelbër”, thuhet në deklaratë.
Fraksion.com