AktualitetTë fundit

Përplasen dy automjete në aksin Fushë-Krujë-Thumanë! Një nga mjetet përfundon mbi barrierë

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës nacionale Fushë-Krujë-Thumanë pranë fshatit Derven mëngjesin e kësaj të hëne.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre. Një nga mjetet ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

Raportohet se njëri nga të plagosurit është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri po merr mjekim në Fushë-Krujë.

 

Fraksion.com