Momentet e fundit të jetës, Egli Proga pak para se të rrihej barbarisht për vdekje në Pogradec
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 42-vjeçarin para se të dhunohej barbarisht dy ditë më parë nga 29-vjeçari, i cili është arrestuar së fundmi nga policia.
Edhe pse më herët u raportua si gjendje aksidentale se ishte rrëzuar pasi kishte qenë i dehur, më vonë u mor vesh se ai ishte rrahur barbarisht nga një 29-vjeçar në një lokal.
Denis Meçe u arrestua një ditë më parë i akuzuar për vrasjen e babait të dy fëmijëve, i cili pas dhunës ka pësuar hemoragji të brendshme.
Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.
Fraksion.com