Mbyllen Lojërat Olimpike në Paris – mirupafshim në Los Anxhelos
Parisi mbylli me fishekzjarrë dy javë e gjysmë të Lojërave Olimpike me një shfaqje të zhurmshme, të mbushur me yje në stadiumin kombëtar të Francës, duke i dorëzuar detyrat e organizimit për Lojërat Verore 2028 qytetit të radhës, Los Anxhelos.
Në një shfaqje të spektaklit hollivudian, aktori Tom Cruise zbriti nga maja e stadiumit francez nën tingujt e linjës muzikore të filmit “Mission Impossible” (Misioni i Pamundur), duke shtrënguar duart me atletët, përpara se ta merrte flamurin olimpik nga atleti Simone Biles, duke e vendosur atë në pjesën e pasme të motoçikletës dhe duke u larguar nga stadiumi.
Në një udhëtim të regjistruar paraprakisht pranë Kullës Eifel, aktori Cruise hipi me motoçikletë në një avion dhe më pas doli me parashutë mbi kodrat e Hollivudit.
Kjo ishte vetëm një nga pikat kryesore të ceremonisë përmbyllëse të Lojërave.
Për Los Anxhelosin, mund të jetë mision i pamundur t’ia kalojë Parisit. Kryeqyteti francez shfrytëzoi peizazhin spektakolar për Lojërat e tij të para në 100 vjet. Kulla Eifel dhe monumentet e tjera ikonike u bënë yje olimpike më vete, duke shërbyer si sfond dhe në disa raste si vende për garat.
Në një fjalim, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, i cili qëndroi përkrah presidentit francez Emmanuel Macron gjatë shfaqjes, tha se Lojërat “mund të krijojnë një paqe kulturore që frymëzon botën”, duke vënë në dukje se atletët “respektuan njëri-tjetrin edhe nëse vendet tuaja janë të ndarë nga konfliktet”.
In his speech at the Closing Ceremony, IOC President Thomas Bach speaks of how the #OlympicGames #Paris2024 have brought the world together in peaceful competition. pic.twitter.com/cswAX5pxa8
— IOC MEDIA (@iocmedia) August 11, 2024
Shtetet e Bashkuara kryesuan sërish në tabelën e medaljeve, me 126 gjithsej dhe 40 prej tyre të arta.
Shqipëria dhe Kosova siguruan nga dy medalje olimpike./VOA
Fraksion.com