AktualitetSportTë fundit

2 medalje olimpike, Ylli: Ditë e madhe për sportin shqiptar

Delegacioni olimpik shqiptar u kthye sot në vendin tonë nga Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në Rinas për të pritur sportistët shqiptarë të cilët arritën të fitojnë 2 medalje bronzi historike falë mundësve Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli e cilësoi ditën e sotme si një ditë e madhe për sportin shqiptar.

Ylli përshëndeti të gjithë punë e bërë dhe sportistët që morën pjesë në lojërat Olimpike në Paris.

Nga Rinasi ku u zhvillua ceremonia e pritjes së delegacionit olimpik shqiptar, Ylli tha se këto sportistë janë e ardhmja e sportit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar pasi Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve të komiteteve olimpike që kanë marrë medalje dhe kjo falë dy mundësve tanë të jashtëzakonshëm Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, që na bënë krenar dhe ngritën flamurin shqiptar në arenën në Paris. Bënë që një flamur të shkonte në majat më të larta të aktiviteteve sportiv atë të lojërave olimpike. Falënderojë të gjithë për punën e përbashkët të jashtëzakonshme. Këto sportistë janë gur themeli për të ardhmen e sportit dhe për të dhënë mesazhin qeverisë se për sportin duhet bërë më shumë”, tha Ylli.

Pas fitores historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ngritën dy herë flamurin shqiptar duke u dhuruar dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë.

 

Fraksion.com