Vetëhidhet nga kati i 3-të i banesës
Një 62-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës ku jetonte, ka përfunduar në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku shtetasja F.M dyshohet se është hedhur nga kati i 3-të i banesës së saj. Ajo është transportuar me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës.
Tepelenë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj, shtetasja F. M., rreth 62 vjeçe, e cila është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com