AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Beogradi jep lejen për kthimin në Kosovë të trupit të Faton Hajrizit, që u vra në Serbi muajin e kaluar

Ministria e Jashtme e Kosovës tha të enjten se autoritetet serbe kanë dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Loznicë të Serbisë me 19 korrik.

Një ditë më herët (18 korrik) ai kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër qytetin e Loznicës në perëndim të Serbisë, afër kufirit me Bosnjën e Hercegovinën në rrethana ende të paqarta.

“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Autoritetet serbe arrestuan pas vrasjes tre persona që mendohet se i kanë ndihmuar Faton Hajrizit, ndërsa paralajmëruan se do të kërkojnë nga autoritetet gjermane dorëzimin e Artan Hajrizit, duke shprehur bindjen se ai i ka ndihmuar të vëllait duke i dërguar dokumentet e tij për t’i mundësuar arratisjen.

Artan Hajrizi u ka thënë medieve në Kosovës se dokumentet ishin vjedhur nga i vëllai.

Faton Hajrizi, u arratis nga një burg në Kosovë më 6 korrik.

Autoritetet në Kosovë bënë thirrje pas vrasjes së që rastit të mos i jepen ngjyrime politike.

Vrasja nxiti debate në Kosovë. Prokuroria e Posaçme intervistoi ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pas një postimi të saj në rrjetin Facebook me 20 korrik në të cilin ngriti pretendime se autoritetet e Serbisë kanë gisht në arratisjen e disa të dënuarve nga burgjet e Kosovës.

Autoritetet thonë se që nga vitit 2007, nga burgjet e Kosovës janë arratisur 56 persona./VOA

 

Fraksion.com