Zelenski: Avionët luftarakë F-16 janë tashmë në përdorim
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës presidenti Zelenski u shfaq me dy avionë F-16 në sfond. Ata kishin të stampuar në bisht stemën e republikës së Ukrainës dhe ishin mbuluar me rrjetë kamuflazhi. Ukraina ka filluar të përdorë avionë luftarakë të tipit F-16 për t’u mbrojtur nga Rusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.
Avionët luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA janë objekti më i kërkuar në listën e pajisjeve ushtarake që Kievi ka kërkuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i luftës në vitin 2022.
“Avionët F-16 janë tani në Ukrainë. Jam krenar për djemtë tanë që dinë t’i drejtojnë këta avionë dhe tashmë kanë filluar t’i përdorin ata për vendin tonë,” tha Zelenski. Ndërkohë që ai fliste në qiell fluturuan edhe dy avionë të tjerë fluturuan.
“Ne shpesh kemi dëgjuar fjalën “e pamundur”… por tani avionët F-16 janë një realitet në qiellin tonë.”
Nevojiten më shumë avionë dhe pilotë
Megjithatë presidenti shtoi se “numri i avionëve F-16-ve që kemi në Ukrainë dhe numri i pilotëve të trajnuar për ta nuk është i mjaftueshëm”.
“Gjëja pozitive është se ne presim avionë F-16 shtesë. dhe se shumë djem tani po stërviten.”
Zyrtarë amerikanë dhe lituanezë thanë se Ukraina kishte marrë në dorëzim grupin e e parë të avionëve luftarakë shumëfunksionalë F-16.
“Kjo është një fazë e re e zhvillimit të trupave ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës,” tha Zelenski.
Pilotët ushtarakë perëndimorë stërviten në përgjithësi tre vjet për të mësuar se si të fluturojnë dhe të përdorin avionët kompleksë si F-16. Ky kurs është përmbledhur në afërsisht nëntë muaj për pilotët ukrainas që stërviten në SHBA dhe Evropë.
Pilotët bëjnë pjesë në personelin ushtarak më të vështirë për t’u zëvendësuar ose rikualifikuar, veçanërisht kur kjo duhet bërë me shpejtësi.
Furnizime të mëtejshme
Ukraina pritet të marrë të paktën 79 avionëF-16 nga Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia. Dërgimi i avionëve luftarakë do të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara nuk do ta furnizojnë drejtpërdrejt Kievin me avionë F-16 nga inventari i tyre, por presidenti Joe Biden dha dritë jeshile që avionët e prodhuar në SHBA të dislokohen nga vende aleate të Nato-s në Ukrainë.
Avionët luftarakë F-16 të prodhuesit amerikan të armëve Lockheed Martin, janë prej kohësh të lakmuara nga Kievi, sepse ato kanë të aftësi të mëdha si sulmuse edhe mbrojtëse dhe janë edhe pjesë kryesore e arsenalit të shumë ushtrive perëndimore.
Deri tani flota e aviacionit e Ukrainës përbëhej nga avionë të vjetër luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 dhe Sukhoi.
Fraksion.com