AktualitetLife StyleTë fundit

Sherri, Medi Iseni: Noizy më dha 30 mijë euro për të vënë Cllevion në pritë

Medi Iseni ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku u dhunua nga këngëtari Noizy, Rigles Rajku, dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij.

Duke folur për mediat në Kosovë, ai akuzon reperin Stresi, Arkimed Lushaj, se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë, ndërsa thotë se në prapaskenë e kanë rrahur brutalisht. Sipas tij, Noizy u shfaq në prapaskenë pasi ai ishte dhunuar nga personat e tjerë, dhe se nuk është mjaftuar me aq, por e ka goditur me grushte në fytyrë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe personazhin e njohur Cllevio, Kleviol Ahmetaj, për të cilin zbulon se Noizy i ka dhënë 30 mijë euro për t’a vënë në kurth.

Deklarata e Medi Isenit:

M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.
Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra”.
Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kammundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.
Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanëshkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”.

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi.

 

Fraksion.com