Prokuroria e Pejës: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt
Pak ditë më parë, Noizy, u raportua se është përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë në qytetin e Pejës. Gjatë përleshjes, dyshohet se Rigels Rajku (emri i vërtetë) dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’. Deri më tani, nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.
Në ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë. Në një prononcim për Telegrafin, Nikçi fton edhe qytetarët të japin informacione në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarve.
Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pasur avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese”, tha Nikçi.
“Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial neve na duhen vetëm informata”,theksoi ndër të tjerash.
Fraksion.com