Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në “Paris 2024”
Luiza Gega nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e atletikës në Lojërat Olimpike.
35-vjeçarja u rendit e 9 në baderinë e saj kualifikuese, duke qenë larg pritshmërive, pasi në finalen e 3000 metrave me pengesa kualifikoheshin 5 atletet e renditura të para.
Gega garën kualifikuese e mbylli me kohën 9 minuta, 27 sekonda dhe 41 të qintat, duke qenë edhe shumë larg rekordit të saj personal.
Me eliminimin e Gegës mbyllet edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike në atletikë, ndërsa pa garuar kanë mbetur vetëm sportistët e mundjes.
Fraksion.com