Horoskopi ditor e diel 4 gusht 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e diel 4 gusht 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.
Dashi
Mendohuni mirë para se të veproni gjatë kësaj dite dhe keni për të përfituar pafundësisht. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, po mos i merrni si bazë. Nëse keni një lidhje, edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshme me atë që keni kohë që e pëlqeni dhe mund të mendoni edhe për zyrtarizime të shpejta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Në punë, nëse punoni në fushën e industrisë keni për të marrë një lajm të mirë që do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të bërë përpjekje më tej. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq se ju.
Demi
Binjakët
Gaforrja
Luani
Nëse doni që gjithçka t’iu ecë më mirë duhet t’i besoni Hënës sot dhe të ndiqni këshillat e saj. Ky planet në fakt këshillon shumë maturi dhe kujdes në hedhjen e hapave. Nëse jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shumë këtë situatë saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në punë herë pas here do ndiheni edhe të bllokuar, por nuk do lejoni që të humbisni. Tregohuni me striktë me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.
Virgjëresha
Neptuni do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe më të çmendura. Për ju që keni një lidhje, deti i dashurisë mund të ketë disa dallge, të cilat do ua prishin paksa qetësinë në çift. Fatmirësisht mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Venusi, të cilët do iu ndihmojnë të përballoni gjithçka. Ju beqarët nuk do jeni aspak të tërhequr nga aventurat pa të ardhme, por kësaj here do takoni personin ideal. Në punë do merrni kritika, por kjo nuk duhet t’iu mërzitë. Pranojini gabimet dhe mundohuni që të bëni më të mirën që sot e tutje. Me financat nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mirë është të tregoheni të kujdesshëm.
Peshorja
Më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet gjatë kësaj dite dhe gjërat do funksionojnë më së miri. Nëse keni një lidhje do futeni në një fazë të re. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime kështu që mundohuni të përfitoni sa të mundni. Për ju beqarët dita do jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me premtime. Do jetë gabim i pafalshëm nëse ju nuk përfitoni deri në maksimum. Në punë do ndiheni të aftë të bëni çdo gjë, megjithatë mirë është të mos e neglizhoni kundërshtarin. Për shkak të investimeve të mira që keni bërë më parë të ardhurat do të rritin. Në këtë mënyrë do zgjidhni edhe një problem.
Akrepi
Meditimi dhe durimi do ju ndihmojnë të kaloni çdo sfidë që do iu dalë para sot. Nëse do iu duhet të nënshkruani kontrata apo të hidhni hapa të mëdha mirë është të pyesni edhe të afërmit. Saturni do ndikojë në jetën në çift dhe do iu ndihmojë ta kaloni më lehtë krizën që ka filluar. Mos u bëni shumë kërkues dhe të paduruar. Ruani gjakftohtësinë që të mos përsëriten zënkat. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri, por gjithsesi nuk duhet ta humbin shpresën. Në punë do jeni goxha të ngarkuar kështu që përgatituni edhe për më shumë lodhje se zakonisht. Marsi dhe Mërkuri do e ekuilibrojnë buxhetin dhe financat do kenë rritje të konsiderueshme.
Shigjetari
Hëna nuk do ju favorizojë shumë sot dhe here pas here mund të ndiheni nëpër udhëkryqe. A priori, prezenca e Venusit do duhet të mbronte jetën tuaj në çift, por në fakt ju do jeni të shpërqendruar dhe mendimet nuk do iu përputhen shumë me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë në program joshja. Përfitoni nga kjo për të bërë për vete atë që iu pëlqen. Me pak përpjekje keni për ta parë se do ia dilni. Në punë, do kaloni më shumë kohë në kuzhinë duke folur me kolegët sesa para kompjuterit. Mund të merrni edhe ndonjë kritikë të vogël. Sektori financiar do vazhdojë të jetë i mbrojtur. Falënderoni yjet për këtë sepse pa to do kishit shumë probleme.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni më të frymëzuar falë Mërkurit dhe Jupiterit. Jepini edhe pak më shumë kurajë vetes dhe keni për të arritur atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje dhe ndiheni të lumtur, asgjë nuk do mund ta prishë atmosferën që është krijuar. Pasion, entuziazëm dhe mirëkuptim pafund do ketë sot. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundin nga liria që keni sepse do e kërkoni atë dhe nuk do e gjeni më. Në punë mos kërkoni perfeksionizëm, por bëni gjërat më të rëndësishme. Sektori financiar do jetë i mirë dhe do kryeni investime, të cilat do iu bëjnë të ndiheni mirë. Gjithsesi edhe pse buxheti do jetë i stabilizuar, shmangni rreziqet e mëdha.
Ujori
Peshqit
Hëna do ju nxitë të keni edhe më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe me maturi dhe delikatesë të zgjidhni çdo lloj vështirësie që do iu dalë. Rutina do jetë armiku më i keq i jetës në çift. Do doni me gjithë shpirt të ndryshoni gjithçka për të përjetuar emocione dhe nëse do ju jepet mundësia për ndonjë aventurë do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Nuk do e dëgjoni arsyen, por do bëni çfarë ju thotë zemra. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja juaj për të arritur atje ku keni dashur. Në fakt të gjithë do ju vlerësojnë për aftësitë që keni dhe për këmbënguljen. Financat do fillojnë të rriten dhe kjo si pasojë e një çmimi që ju mund të merrni. Përfitoni sa më shumë.
Fraksion.com