AktualitetTë fundit

Prangoset pukjani, tregti kokaine me serbin

Jo më kot thonë se krimi organizuar nuk njeh barriera nacionaliteti kur vjen puna në të bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Këtë e vërteton edhe një ngjarje kriminale në lagjen Barking në Lindje të Londrës ku është arrestuar  një shqiptarë duke bërë ujdi droge me një serb.

Shqiptari Mirjan Demuçaj, 26 vjeç, banues në Longbridge Road, Barking, është prangosur për shitje  e 2 kg kokainë serbit Milan Vukajlovic më 21 shtator 2021

Dokumentet e gjykatës parë nga Top Channel tregojnë se Demuçaj po ashtu tentoi të shesë edhe një sasi kanabisi më 02 gusht 2024, për të cilën u arrestua e më pas në sistemin e policisë doli se ishte në kërkim për shitjen e dy KG kokainë 3 vite më parë.

Si akuzë e tretë ndaj shqiptarit është edhe ajo e posedimit të një sasie cash me burim kriminalitetin datë 21 shtator 2021 po në zonën e Barking, ku prej vitit 1998 jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Këto akuza Mirjan Demuçajt iu komunikuan në gjykatën Thames Magistrate Court.

Fraksion.com