AktualitetTë fundit

“Merr me forcë në makinë ish-të dashurin e vajzës”, me 2 bashkëpunëtorë e çon në Shëngjergj

Një pengmarrje është regjistruar në Tiranë, ku babai dhe dy persona të tjerë mësohet se kanë marrë peng ish-të dashurin e vajzës.

Babai dhe dy bashkëpunëtorët e kanë marrë në mjet 22-vjeçarin nga një lokal dhe e kanë dërguar në Shëngjergj. Në këtë fshat, ai është dhunuar fizikisht. Efektivët e Komisariatit numër 1, pas ngjarjes, kanë arrestuar autorët.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, të cilat ende nuk dihen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Ata janë arrestuar të tre dhe do të hetohen për për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

 

Fraksion.com