IDF nuk jep më komente për gazetarët e vrarë të Al Jazeera
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) refuzuan të japin komente të mëtejshme për një sërë pyetjesh të CNN në lidhje me vrasjen e gazetarëve të Al Jazeera, Ismail Al-Ghoul dhe Rami Al-Rifi.
Në një deklaratë për CNN, IDF dhe Agjencia e Sigurisë izraelite pretenduan se Al-Ghoul ishte një “terrorist Nukhba [njësia e Hamasit] që mori pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe ishte përgjegjës për regjistrimin dhe publikimin e sulmeve kundër trupave IDF”.
CNN thotë se i ka kërkuar IDF-së prova për akuzat e bëra kundër Al-Ghoul. Në një seri pyetjesh dërguar IDF-së të enjten, ku vë në dukje se Ismail al-Ghoul ishte arrestuar më 18 mars në Gazën veriore dhe më pas u lirua 12 orë më vonë dhe pyeti pse ai ishte liruar nëse ai ishte një operativ i dyshuar i Al Brigadat Qassam – krahu ushtarak i Hamasit.
CNN pyeti gjithashtu nëse IDF e konsideronte Al-Ghoul si të angazhuar në mënyrë aktive në luftime dhe nëse Al-Rifi ishte gjithashtu një anëtar i krahut.
IDF tha se nuk kishte asgjë për të shtuar në deklaratën e saj.
Kujtojmë se Al-Ghoul dhe kameramani Al-Rifi, të cilët jetonin në enklavën e rrethuar, u vranë në një sulm ajror në makinën e tyre në kampin e refugjatëve al Shati, sipas rrjetit me bazë në Katar.
Gazetarët, të dy të moshës 27 vjeç, po raportonin drejtpërdrejt për pjesën më të madhe të ditës nga një vend afër shtëpisë së familjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në kryeqytetin iranian të Teheranit këtë javë.
Fraksion.com