Lori Hoxha dhe partneri i saj i japin fund beqarisë në Meksikë?
Drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, prej vitesh është në një lidhje me Vis Bajraktarin.
Edhe pse kanë vendosur që lidhjen e tyre ta mbajnë private, herë pas here nuk kanë munguar fotot e çiftit ku shfaqen bashkë nëpër evente apo festa. Mirëpo, ditët e fundit po përflitet diçka e madhe për to.
Po qarkullon lajmi se Lori po planifikon dasmën në një resort luksoz në Meksikë. Ceremonia parashikohet të jetë e rezervuar dhe me pjesmarrës të pakët, ndaj lista e të ftuarve mendohet të mos i kalojë 40 personat, të cilët do të jenë njerëzit më të afërt, miq dhe familjarë.
Mesa duket do të jetë Meksika, vendi i një date të shënuar për atë dhe Visin. Kujtojmë se motra e Lorit, Sara zgjodhi të bënte dasmën në Como të Italisë, po me pak të ftuar. E mesa duket, edhe motra e saj do bëjë të njëjtën gjë.
Jemi gjithë sy e veshë për detaje të reja!
Fraksion.com