BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor
Kryeministri Edi Rama siguroi sot se deri në fund të tetorit të gjitha shtëpitë në Himarë do të jenë të regjistruara.
Në një takim me banorë të Himarës, ku shoqërohej nga kandidati i PS-së për kryetar bashkie Vangjel Tavo, Rama u shpreh se pas tetorit do të fillohet me pjesën tjetër që është më e vështirë, por që nuk është e pamundur.
“Nuk ka ndodhur e gjitha kjo për shkaqe nga ato që thuhen. Çmendurira të sajuara për sherr e shamata dhe për ta marrë pushtetin këtu për të bërë ekzakt atë për të cilën akuzojnë të tjerët. Se flasin për grupe ekstremiste, nuk ka këtu historira ekstremistësh në kuptimin politik. Ata që e përdorin ekstremizimin politik e përdorin për interesa materiale”, tha Rama.
Sipas tij, “ashtu siç janë disa zona në Shqipëri edhe këtu problemi është me menaxhimin e pronës, në kuptimin e hartave”.
“Për shkak se këtu një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë dhe për shkak se këtu i gjithë procesi ka qenë shumë, shumë i fragmentarizuar vendosja në hartë e pronave për shtëpitë ka qenë një proces që ka marrë gjithë këtë kohë. Është shumë teknike”, tha Rama.
Sipas tij, në Kadastër ka filluar dixhitalizimi për Himarën.
“Besoj se pas tetorit do të fillojmë pak nga pak edhe procesin tjetër edhe gjithçka do të shkojë në vendin e duhur. Mos t’u besojë njeri as sekserëve, sepse nuk e përjashtoj fare se mund të zgjidhin punë më shpejt, por me kosto shumë të lartë”, shtoi ai./REL
Fraksion.com