Rriten pagat e punonjësve të bashkive
Qeveria ka miratuar sot rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit vendor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku i cili ka deklaruar se të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen. Ministri mori një shembull duke thënë se një jursit apo një arkitekt do të marrë të njëjtën pagë në çdo bashki, pavarësisht madhësisë së saj.
“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.
Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë.
Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara. Përmes këtij vendimi unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punës së punonjësve të bashkisë, e unifikojmë atë si llogaritet vjetërsia e punës edhe në administratën shtetërore”, tha ministri.
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në prezantimin e vendimeve të qeverisë tha se sot është miratuar rritja e pagave për punonjësit e pushtetit vendor. Mazniku deklaroi se të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen.
Ai tregoi një shembull ku shpjegoi se një jurist apo një arkitekt do të marrë të njëjtën pagë në çdo bashki, pavarësisht madhësisë së saj.
“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Është një reformë që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdhaja. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo ti kontraktojnë.
Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë. Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimume dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara.”, u shpreh Mazniku.
Fraksion.com