Rregulla të reja për produktet organike që prodhohen në Shqipëri
Qeveria miratoi sot projektligjin që organizon rregulla të qarta për produktet organike që prodhohen në Shqipëri, sipas standardeve të BE-së.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në deklaratën për mediet pas mbledhjes që qeverisë zbardhi detaje të projektligjit ku theksoi se, rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organikë, përdoruesin e treguesve me etiketën edhe reklamimin, rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, ruajtjes dhe shpërndarjes, importit dhe eksportit.
Denaj tha se, në projektligj janë përcaktuar dhe autoritetet përkatëse që do të kenë në përgjegjësi kontrollin zyrtar në cdo hap.
“Ligji përcakton listën e produkteve për mbrojtjen e bimëve, inputeve si dhe ngritjen e një sistemi elektronik që do të menaxhohet nga MBZHR dhe mundëson vetëdeklarimin e të dhënave për inputet organike, e produktet”, tha Denaj.
Ky projektligj vjen në përputhje me BE-në.
Denaj u pyet për planin e masave për rritjen e sigurisë ushqimore në kushtet e sezonit turistik me fluks të shtuar të konsumit të ushqimeve.
Denaj tha se, ISUV është institucioni zyrtar që gjatë11 viteve të fundit është fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike.
“Në 2013 në ISUV bëheshin vetëm 6 certifikime të akredituara nga BE, sot kemi 1631 të tilla. Certifikim i produkteve tashmë zhvillohet dhe privatisht dhe e përdorim këtë informacion për të gjurmuar se në cilën fermë apo në cilën parcelë ka produkte që mund të ketë preparat të mbingarkuar” tha ajo.
Denaj garantoi për cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore shqiptare, që si u shpreh ajo shkojnë sot dhe eksportohen në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare.
Fraksion.com