Netanyahu: Izraeli do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo sulmi
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE. Por, Netanyahu nuk e përmendi vrasjen e tij.
Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale.
Qeveria e Netanyahut nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të Hamasit dhe ka thënë se nuk e komenton atë./rel
Fraksion.com