AktualitetTë fundit

Ministria e Mbrojtjes shmang rrezikun nga zjarri përgjatë 9 kilometrave pranë Luzatit në Tepelenë

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave operacionale, ndihmuar edhe nga rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore ka bërë të mundur shmangien e rrezikut nga zjarri përgjatë një fronti prej 9km në Bashkinë Tepelenë dhe posaçërisht në fshatin Luzat.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në një sipërfaqe të gjerë, por koordinimi i mirë i forcave në terren dhe i banorëve të fshatit, bëri të mundur përballimin e situatës së vështirë.

Sipas MM, puna po vijon ende, deri në izolimin e plotë të flakëve.

Ministria e Mbrojtjes shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë efektivëve të përfshirë në aksionin për shuarjen e zjarreve, jo vetëm në këtë zonë, por kudo ku janë shfaqur problematika në territorin e vendit. Po ashtu, MM falënderoi banorët dhe forcat vullnetare që janë bashkuar në këto ditë të vështira për emergjencat civile.
Fraksion.com