Puthja e Macron me ministren në Lojërat Olimpike po ‘çmend’ rrjetin
Interneti po gumëzhin nga fotot e sikletshme që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macron duke ndarë një moment emocionues me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Fotoja tregon Macron, 46 vjeç, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe. Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.
Mënyra sesi është kapur fotografia përkeqëson pozicionin e kryeministrit Gabriel Attal, i cili duket se po e shmang vështrimin.
“Gabriel Attal, ai do të shikojë diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë!”- shkroi një përdorues.
“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për një president dhe një ministër,”- shkruan dikush tjetër.
Fotoja u soll në vëmendjen e njerëzve nga revista franceze Madame Figaro, e cila e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudéa-Castéra kishte një prirje për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.