AktualitetTë fundit

“Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës”, Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Referohet në prokurori Ardiana Kalaja, pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje.

Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë: Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta.

Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit, thanë burimet e sigurta të Anila Hoxhës.

 

Fraksion.com