AktualitetBota+Të fundit

Drejtori i FBI: Nuk jam i sigurt nëse Trump u godit nga plumbi apo copëza

Ende mbetet me pikëpyetje se si u plagos Donald Trump gjatë atentatit në një tubim politik në Pensilvani. Kjo është pohuar edhe nga drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Në një konferencë të Kongresit, Wray u pyet nëse Donald Trump u godit nga një plumb ose copëza në vesh.

Trump, ka disa pyetje nëse ishte një plumb apo copëza që e goditi veshin e tij”, tha ai.

“Nuk e di në këtë moment nëse ai plumb, përveçse ka shkaktuar gërvishtje, mund të ketë rënë diku tjetër”, shtoi ai.

Drejtori i FBI-së thotë se byroja nuk është e sigurt nëse veshi i Trumpit është goditur nga plumba ose copëza

Sipas drejtorit të FBI-së, njeriu që tentoi të vriste Donald Trump bëri kërkime në internet se si Lee Harvey Oswald vrau presidentin amerikan John F. Kennedy.

Raportet e tij iu drejtuan një komiteti të Kongresit që shqyrtonte dështimet e zbatimit të ligjit në atentatin kundër ish-presidentit dhe kandidatit aktual republikan për president.


Fraksion.com