21 korriku 2024: dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tokë
21 korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar në histori. Është viti i dytë radhazi që temperaturat mesatare globale tejkalojnë rekordet e klimës, sipas të dhënave paraprake nga një agjenci e gjurmimit të klimës që monitoron temperaturat që nga mesi i viteve 1900.
Dhe nuk do të jetë i fundit, pasi ndotja nga karburantet fosile që po ngrohin planetin, i çojnë temperaturat në nivele të reja tronditëse. Në 21 korrik, temperatura mesatare në rang global arriti 19.09 gradë Celsius dhe ishte dita më e nxehtë në Tokë që nga viti 1940, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Shkencëtarët lidhën rekordin e vitit të kaluar me fenomenin e El Niño, një model klimatik natyror në oqeanin Paqësor me një efekt ngrohjeje dhe ndotje nga karburantet fosile, që po bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.