AktualitetPolitikëTë fundit

“Shkarkimi i Drejtoreshës së “Buxhetit”, tensionohet “Ekonomia”, Shalsi: Ballafaqim mes KLSH dhe Mimoza Dhëmbit

Tensione ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë në lidhje me raportin e KLSH ku i është kërkuar ministrisë së Financave shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, si dhe masë disiplinore dhe për katër zyrtarë të tjerë.

Deputeti Eduart Shalsi e ka konsideruar një këtë pjesë të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, skandaloz.

Ai ka kërkuar ballafaqim mes Dhëmbit dhe KLSH.

Ndërkohë, Arben Shehu u shpreh se për të, “Drejtoresha Dhembi është si të gjithë zyrtarët e tjerë”.

Kujtojmë se raporti bën fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit.

Rikonstruksioni i shkollës u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit fatal të 26 nëntorit të viti 2019. Por sipas KLSH, referuar procesverbaleve të Institutit të Ndërtimit, nuk ka një vendim përfundimtar, por vetëm akt konstatime dhe me qëllim përmirësimin e kushteve, bazuar dhe në kontratën e huapërdorjes.

Fraksion.com