“Plagosi 3 persona në rrugën e Kavajës“, djali i biznesmenit të “Lajthizës” qëlloi me armë te “Savoy Garden”
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, ku djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezajt, Edison Elezaj plagosi me armë zjarri anëtarët e një familje.
Deri më tani ngjarja është raportuar si aksidentale, ndërkohë 32-vjeçari Edison Elezaj është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një nga restorantet më në zë në Tiranë, në “Savoy Garden”, i cili është i pozicionuar te Kompleksi “Deliorgji” në “Rrugën e Kavajës”.
“Savoy Garden” është një ndër restorantet më “in” në Tiranë i cili është mjaft i frekuentuar nga njerëz të njohur të showbizz-it dhe jo vetëm.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (23 korrik) gjatë një feste familjare. Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se rreth orës 01:35, në një nga spitalet private të kryeqytetit u paraqitën për ndihmë mjekësore shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, të cilët ishin plagosur me armë
Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit Pengili 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa 36 vjeçarja Pinari po vijon mjekim, por paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com