Ish-komandanti i Gardës, Prendi në SPAK: Do të vij sa herë që të më thërrasin
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në një prononcim për mediet pasi doli nga ambientet e institucionit, Prendi tha se do të vijë në SPAK sa herë që ta thërrasin.
“Do të vij në SPAK sa herë që të më thërrasin, për çdo çështje të mundshme”, tha Prendi.
SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.
Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 janar të vitit 2011.
Gjatë protestës së opozitës në 11 janar të atij, viti Ndrea Prendi shërbente si komandant i Gardës së Republikës.
Frakaion.com