AktualitetBota+Të fundit

Elon Musk tallet me liderët botërorë, shfaqje mode e krijuar me IA

Elon Musk ka shpërndarë një video kontroverse të krijuar nga inteligjenca artificiale, ai përdori modën për të  ndarë një shfaqje virtuale të krijuar nga AI, me liderë politikë globalë dhe gjigantë të teknologjisë.

CEO i Tesla dhe SpaceX ka bërë bujë me disa imazhe në të cilat ai tregon një përfaqësim imagjinativ të liderëve politikë dhe botërorë si modele të modës, duke parakaluar në pasarelë me një sërë veshjesh tërheqëse të shoqëruara me një tekst.

“Është koha për një shfaqje të modës së AI”, thotë Musk në postimin e tij.

Vladimir Putin, Donald Trump dhe Barack Obama gjithashtu shfaqen me veshje shumë të ndryshme nga ato të imazhit të tyre tradicional. Por ai gjithashtu përmban manjatë të teknologjisë, duke përfshirë veten, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Tim Cook dhe Bill Gates, të cilët ai tallet për rënien e përkohshme të Microsoft disa ditë më parë.

 

Fraksion.com