AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Britani, do drejtojë tryezën për emigracionin bashkë me Melonin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku do marrë pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.

Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Fraksion.com