Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.
Mësohet se ajo është parandaluar nga policia që patrullonte në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur e reja është pikasur duket tentuar të hidhet në lumë bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Kujtojmë se rreth dy muaj më parë, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, u hodh nga ura e Bunës, duke gjetur vdekjen bashkë me të miturit.
Fraksion.com