AktualitetTë fundit

Misteri/ Ja pse 27-vjeçarja tentoi të vetëmbytet me 4 fëmijët e mitur. Detaje nga operacioni i shpëtimit

Burime për BalkanWeb kanë zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e cila u parandalua nga policia e Shkodrës, teksa një nënë së bashku me 4 fëmijët e saj tentoi të vetëmbytet.

Sipas burimeve, 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, çka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Sipas burimeve, 27-vjeçarja pak  minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloj ngjarjen.

Fraksion.com