AktualitetTë fundit

Zjarri në Balgjaj, helikopteri Cougar në ndihmë të forcave në terren

Një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura u dërgua sot në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore.

“Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri”, informoi ai.

Prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin disa zona janë përfshirë nga vatra zjarri, ku më problematike situate u paraqit në fshatrat Sofratikë, Terihat, Goricë, Frashtan, Lugar dhe Grapsh, në bashkinë Dropull.

Fraksion.com