AktualitetBota+SportTë fundit

Supergol i Palmer, baraspeshë në finale

Spanja dhe Anglia luajnë me njëra-tjetrën në finalen e madhe të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan trofeun e lavdishëm në “Olympiastadion” të Berlint.

La Roja” kërkon këtë trofe për të katërtën herë, për të qenë ajo e vetmja me këtë numër duke lënë pas Gjermaninë, teksa i fundit u fitua në vitin 2012, nga ai që cilësohej si brezi i artë i Spanjës.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë, teksa hera e fundit që iu afruan më shumë ishte përpara tre vitesh, kur u mundën në Londër nga Italia vetëm falë goditjes së 11-metërshave. Gjithashtu Anglia kërkon t’i japë fund edhe “agjërimit” prej 58 vitesh pa trofe, që nga hera e fundit kur fituan Kupën e Botës në vitin 1966, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre.

Skuadra e De La Fuentes ka qenë një nga më të bukurat në këtë turne, duke prodhuar futboll të shpejtë. Në grupe ata morën tre fitore radhazi, duke mposhtur Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Nga faza e 1/8-ave e deri në gjysmëfinale, “La Roja” triumfoi kundër Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Francës.

Sa i përket ekipit të Southgate, duket se ata kanë luajtur një lojë vetëm për të fituar. Në grupe, ata mundën Serbinë në ndeshjen e parë, teksa barazuan me Danimarkën dhe Slloveninë në dy të tjerat. Në fazën e 1/8-ave erdhi fitorja e vuajtur me Sllovakinë, kualifikimi përballë Zvicrës në çerekfinale dhe fitorja në frymën e fundit kundër Holandës në gjysmëfinale.

De La Fuente i ka besuar 11-shes së tij titullarë, teksa në formacion janë rikthyer Carvajal dhe Le Nromand, të cilët nuk luajtën për shkak të kartonëve në gjysmëfinalen me Francën.

Nga ana tjetër, Southgate ka bërë vetëm një ndryshim, duke i besuar krahun e majtë të mbrojtjes Luke Shaw në vend të Trippier.

REZULTATI LIVE:

SPANJË 1-1 ANGLI

Williams 47′ / Palmer 73′

KOMENTI LIVE:

73′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Palmer godet me të majtën nga distanca dhe tund rrjetën e Simon. (VIDEO)

70′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Mainoo dhe në vendin e tij futet Palmer.

70′ Fabian Ruiz provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

68′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Morata dhe në vendin e tij futet Oyarzabal.

66′ Yamal merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Pickford ndërhyn në momentin e duhur për t’i mohuar golin.

64′ Bellingham merr një top në mënyrë fantastike dhe godet me të majtën nga distanca, por topi shkon jashtë.

61′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Kane dhe në vendin e tij futet Watkins.

56′ Williams provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

55′ Morata merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Stones arrin ta largojë.

53′ Stones shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47′ GOOOL SPANJA 1-0/ Yamal jep një top të bukur në zonë dhe Williams me një gjuajtje tund rrjetën. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Rodri dhe në vendin e tij futet Zubimendi.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Foden godet brenda zonës, por Simon arrin ta ndalë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Kane godet në hyrje të zonës, por Rodri hyn në momentin e duhur për të larguar rrezikun.

43′ Morata hyn në zonë, por Guehi dhe Stones arrijnë ta mbyllin mirë spanjollin.

31′ Dani Olmo shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Fabian Ruiz godet brenda zone, me topin që devijohet dhe shkon në duart e Pickford.

25′ Kane shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Yamal hyn drejt zonës dhe tenton të godasë, por mbyllet nga Guehi.

15′ Walker hedh një top të rrezikshëm në zonë, por Laporte e largon në këndore.

13′ Rodri pason me kokë brenda zonës dhe Le Normand provon me një kthesë, por topi shkon jashtë.

12′ Williams hyn bukur në zonë dhe tenton të gjuajë me të majtën, por ndalet nga ndërhyrje e Stones.

5′ Williams hedh një krosim të ulët drejt zonës, me Stones që e largon drejt këndores.

1′ Starton finalja, skuadrat duan trofeun!

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata (C).

Trajner: Luis De La Fuente

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo, Rice, Shaw, Bellingham, Foden, Kane (C).

Trajner: Gareth Southgate


Fraksion.com