AktualitetBota+Të fundit

Kush është 20-vjeçari që sulmoi Donald Trump!

Thomas Matthew Crooks është personi që ka qëlluar mbi Donald Trump gjatë një takimi në fushatën e për garën për president në Pensilvani. FBI thotë se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë.

Ky është një qytet rreth 70 km ose një orë me makinë nga Butler, vendi i tentativës për vrasje.

“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë në hetim inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, shtohet në deklaratën e FBI-së për autorin 20-vjecar.

FBI nuk mundi të konstatonte menjëherë se çfarë lloj arme zjarri është përdorur dhe sa të shtëna janë shkrepur.

 

Fraksion.com